Këngëtarja e famshme amerikane, Demi Lovato, ka mbushur 30 vjet më 20 gusht dhe këtë ditëlindje e festoi me të dashurin e saj të ri, muzikantin Jutes.
‘Zogjtë e dashuruar’ u panë dorë për dore gjatë fundjavës në pikën e famshme Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni.
Lovato mori vëmendje me një fustan të kuq sateni e me një xhaketë lëkure të zezë, çorape rrjetë dhe çizme të zeza.
Vajza e ditëlindjes e plotësoi dukjen me nuanca të errëta dhe një çantë të zezë të ngjashme, ndërsa partneri kishte veshur një pulovër pa mëngë dhe mbante një kapelë në kokë.
Më herët të shtunën, JuteS (emri i vërtetë: Jordan Lutes) ndau një sërë fotografish me yllin e “Camp Rock”.
“Urime ditëlindjen zemër. Jam më me fat në botë pasi më duhet të të thërras e imja”, tha ai.
“Jam shumë krenar me ty”, vazhdoi më tej duke thënë se do jetë aty për ta përkrahur gjithnjë.
Romanca publike me JuteS për Demin vjen vite pas ndarjes nga i fejuari i saj, Max Ehrich. /Telegrafi/