Site icon Telegrafi

Demi Lovato feston ditëlindjen e 28-të, krijon kampanjë për nder të Breonna Taylor

Demi Lovato (Foto: Gettyimages/Guliver/DailyMail)

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, gjatë ditës së sotme (e premte) feston ditëlindjen e saj të 28-të.

Ndërsa për të bërë edhe më të veçantë ditën e saj, ajo ka vendosur që të nderojë Breonna Taylor, e cila u qëllua nga policia në Louisville, shkruan Daily Mail.

Ajo ka vendosur që të krijojë një kampanjë me disa letra të fansave të saj, të cilat do të dërgohen tek organet kompetente në vendin ku ajo ndërroi jetë.

Kjo sipas saj do të jetë një veprim që kërkon drejtësi, pasi kohëve të fundit është bërë aktuale tema e racizmit dhe keqtrajtimi i personave me ngjyrë.

“Sot është ditëlindja e 28-të e imja. Ditëlindje që Breonna Taylor nuk do ta ketë mundësinë të festojë”, ka shkruar ajo në foton ku shihet Breonna.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Nuk ka rëndësi se sa i vogël mund të jetë ndikim, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të kërkojmë drejtësi për Breonna Taylor”.

Përpos ndjekësve të saj, mbështetësi më i madh i saj rezultoi të jetë edhe i fejuari, Max Ehrich.

Kujtojmë se Breonna Taylor është qëlluar tetë herë më radhë nga policia, ndërsa asnjëri nga këta persona nuk është arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version