Telegrafi

Demi Lovato dedikon fjalë të ëmbla për Max Ehrich në pesë mujorin e lidhjes së tyre

Demi Lovato (Foto: Instagram/ddlovato)

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato është duke ‘rënë gjithmonë e më shumë në dashuri’ me Max Ehrich.

27-vjeçarja gjatë muajit të kaluar kishte bërë të ditur se është fejuar me aktorin, ndërsa tani janë duke festuar pesë mujorin e lidhjes, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Demi ka publikuar një fotografi ku shihet duke shkëmbyer puthje me të dashurin e saj.

“Duke rënë në dashuri çdo ditë e më shumë me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Lexo po ashtu Demi Lovato merr vëmendje me dukjen ekstravagante gjatë një darke me të fejuarin Max Ehrich në Malibu

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe komenti i Max: “Shumë më shumë, çdo moment e dashur. Faleminderit për atë që je. Jam njeriu më me fat në botë”.

Çifti i njohur tashmë nuk po kursejnë postimet e tyre së bashku, ndërsa kanë treguar se mes tyre ekzistoi ‘dashuria në shikim të parë’. /Telegrafi/