Telegrafi

Demi Lovato vjen me stil të ri të flokëve para fillimit të vitit 2022

Demi Lovato ka bërë një ndryshim të madh përpara se të nisë 2022.

E nominuara dy herë për çmimin Grammy, 29 vjeçarja, ka rruar kokën në një prerje elegante, me të cilën debutoi në ditën e Krishtlindjeve për 122 milionë ndjekësit e tyre në Instagram.

“Fillim i ri”, ka shkruar Lovato në mbishkrimin e postimit, duke treguar ‘look’-un e ri, shkruan People.

Pamja e re e Lovato vjen pas një viti të madh për të. Përveç lansimit të albumit të shtatë në studio “Dancing ëith the Devil… the Art of Starting Over” në prill – albumi i saj i parë pas katër vitesh – ajo në maj deklaroi se është gjini asnjanëse.

Këngëtarja dhe aktorja në një intervistë më parë ka deklaruar se është mashkullor aq sa femërore.

Lovato shprehu dëshirën e tyre për të rruajtur kokën në fillim të këtij viti, duke i thënë Glamour se zgjedhjet e flokëve të saj kohët e fundit kanë qenë një përpjekje për t’u çliruar nga kutia heteronormative në të cilën ajo ka qenë e kufizuar.

“Ajo që unë jam duke i inkurajuar njerëzit të bëjnë është të bëjnë zgjedhje për veten e tyre. Autonomia, për mua, është ajo që ndryshoi jetën time”, kishte deklaruar Lovato. /Telegrafi/