Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale që pas mbidozës së saj.
Ajo u kthye në mediat sociale të martën, duke publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke votuar për Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin për punën e Presidentit Donald Trump, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja 26-vjeçare, e cila sapo ka dalë nga rehabilitimi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi, të realizuar te këndi i votimit.
“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar”, ka shkruar Demi Lovato në mbishkrimin e fotografisë.
“Një votë mund të bëjë ndryshime, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet – tani dilni dhe votoni!”, ka shkruar tutje ajo.
Ndërkohë, thirrje për të dalë në votime të martën, bëri edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në ShBA.
Demi Lovato kaloi plot 90 ditë si paciente në një qendër rehabilitimi në ShBA.
Ajo u dërguar me urgjencë në spital gjatë verës, kjo pasi ishte e rrezikuar nga një overdozë në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Por pas trajtimit të saj, burimet thonë se ajo është ‘e lumtur dhe e shëndetshme’, dhe po punon për ta ndryshuar jetën e saj. /Telegrafi/