Site icon Telegrafi

Demi kalon rrethojën mbrojtëse dhe i vërsulet turmës, lëndohen 19 persona – njëri është në gjendje kritike

Ky është momenti dramatik kur një dem i tërbuar kapërcen rrethojën mbrojtëse dhe iu vërsulet masës së qytetarëve, që kishin shkuar për të ndjekur nga afër “spektaklin” me dema.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime serioze dhe gjendja e tij është kritike, e ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Vidreres në verilindje të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Në total janë lënduar 19 persona, e për ta ndaluar “kasaphanën” demi është qëlluar ne armë zjarri nga policia spanjolle.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet se si demi kalon rrethojat dhe futet të turma që bërtisnin nga frika se do ta pësojnë me jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version