Ky është momenti rrëqethës kur një toreador shpëton pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse demi e godet dhe e hedh mbi 4 metra lart në ajër dhe përfundon matanë rrethojës mbrojtëse.
Ky moment është filmuar me kamerë amatore, dhe tregon se si toreadori goditet fuqishëm nga demi në Sao Paulo të Brazilit, derisa ai po mundohej ta hutonte demin, transmeton Telegrafi.
Demi i tërbuar arrin t’ia ngul brinjët Rogerio Agularit dhe ta hedh mbi katër metra lartë, duke bërë kështu që nga goditja e fortë të fluturojë matanë rrethojës së hekurt mbrojtëse.
Raportohet se Aguilar ka përplasur kokën në një kuti të hekurt, dhe kishte përfunduar pa vetëdije për më shumë se 10 minuta. Por, pasi që është këndellur është konstatuar se toreadori ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/