Site icon Telegrafi

Demi ia ngul brinjët në fyt, toreadori i shpëton vdekjes për një fije floku (Video, +18)

Një toreador ka arritur t’i shpëtoj vdekjes për një fije floku, kur demi i tërbuar ia nguli brinjët në fyt.

Arturo Macias 35-vjeç, është dërguar me urgjencë në spital pasi është goditur tri herë me brinjë, duke i shpëtuar për disa centimetra goditjes fatale në sistemin respirator, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, ai shihet duke u goditur tri herë nga demi i cili e rrëzoi dhe filloi ta shtyp e ther me brinjë.

Toreadori duket se nuk është mbushur mend nga sulmi i demit, pasi ka injoruar këshillën e mjekëve që të heq dorë nga lufta me demat 600 kilogramësh, duke u zotuar se sapo të shërohet plotësisht do t’i rikthehet betejave.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin San Marco në Meksikë, paratë e këtij festivali ishin dedikuar për familjet e prekura nga tërmeti që shkundi këtë vend gjatë muajit të kaluar.

Mjekët kanë deklaruar se demi ia kishte ngulur brinjët në fyt, por për pak centimetra nuk është prekur sistemi respirator që ka mundur të jetë fatal për toreadorin Macias. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HNZnNQOQP_Q

 

Exit mobile version