Një burrë 33-vjeç është shtypur për vdekje nga një dem i tërbuar, derisa gruaja dhe fëmijët e tij e panë gjithë ngjarjen e tmerrshme.
Pamjet rrëqethëse janë filmuar në festivalin e demave Fiesta del Toro Revolao, që është mbajtur në fermën e një burri në Valfermoso de Tajuna në provincën spanjolle Guadalajara, transmeton Telegrafi.
Familjarët e viktimës po shikonin “spektaklin” së bashku me mijëra tjerë, kur ai u godit dhe u shtyp për vdekje nga demi.
Në video fillimisht shfaqet një burrë tjetër i cili duke bërë salto kalon sipër demit, por fatin e njëjtë nuk e kishte edhe 33-vjeçari i cili derisa tentoi të bëjë salto u godit nga demi, i cili ia nguli brinjët në fyt dhe më pas e shtypi për vdekje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ep9EH6V4k0A