Site icon Telegrafi

Demi i arratisur pozon në dyqan si manekin (Video)

Demi ishte njëri prej kafshëve që iku nga një kamion me të cilin po transportoheshin e që pësoi aksident trafiku. Pronarët e dyqaneve në Sao Paolo do Rio Preto u befasuan kur panë kafshën duke u shëtitur në dyqanin e rrobave dhe duke pozuar si manekin.

Videoja tregon se si banorët lokalë u mblodhën rreth dyqani në përpjekje për ta kapur kafshën.

David Nunes një ndihmës në dyqan u fsheh në banjo derisa demi ishte brenda dyqanit. Me ndihmën e një litari një burrë arriti ta ndalë demin i cili e bëri një shëtitje nëpër qytet para se të ngarkohej në kamion dhe të përfundonte në një fermë lokale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version