Site icon Telegrafi

Demi godet për vdekje të riun në Spanjë (Video, +18)

Në festivalin e demave që mbahet çdo vit në Spanjë, dita ditës është duke u rritur numri i të lënduarve dhe të vdekurve, dhe këtë më së miri e dëshmon videoja e publikuar së fundmi ku një kalimtar rasti derisa po mundohej t’i ikte një demi goditet për vdekje.

Videoja amatore shfaq kalimtarin e rastit i cili mundohet të fshihet në rrethojën mbrojtëse, por demi duke vrapuar me shpejtësi të madhe e godet në bark duke i shkaktuar plagë të rënda që pas disa minutave edhe ia morën jetën, transmeton Telegrafi.

22-vjeçari raportohet të ketë vdekur në spital, edhe pse mjekët u munduan me çdo kusht ta shpëtuar nga sulmi në zemër që e kishte pësuar nga goditja e fortë e demit.

Por, është interesant se si i riu edhe pse goditet arrin të ngritet në këmbë dhe të fshihet pas rrethojës mbrojtëse. Megjithatë ai disa minuta më vonë ndërroi jetën në spitalin Ciudad Real General. /Telegrafi/

Exit mobile version