Ky është momenti rrëqethës kur një grua sulmohet befasisht nga një dem i tërbuar në qendër të qytetit në mes të ditës, duke e hedhur mbi tri metra larg.
Viktima po ecte në qytetin Bharuch të Indisë, kur demi iu vërsul nga pas dhe e godit me brinjë në shpinë dhe e ngriti në ajër dhe më pas e përplasi në tokë, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët nuk kishin asgjë tjetër çfarë të bëjnë përveçse të luten që gruaja t’i shpëtojë më të keqes, pasi e gjitha ndodhi për pak sekonda.
Videoja 24 sekondëshe e filmuar nga kamerat e sigurisë është shpërndarë në masë të madhe në mediat sociale, kurse gruaja raportohet se është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas mediave indiane, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/