Telegrafi

Demi gjashtëkëmbësh kërkohet me të madhe

Li Guolin, një fermer në fshatin Yantou, të rajonit Kunming, ka thënë se i kanë ofruar 36.000 juan, afro 3.700 euro, për demin.

Por ai ka thënë për gazetën Metropolis Times: "Dua të pres pak më gjatë, ndoshta do të ketë edhe ndonjë çmim më të lartë i cili do të ofrohet për të".

Demi 18-muajsh ka lindur me dy këmbë shtesë të vogla të ngjitura për shpinën e tij.

"E kam blerë atë para një viti nga një fshat i afërm për 800 juan (80 euro), dhe duke u rritur këmbët e tij u bën edhe më të dukshme”, ka shtuar Li.

"Çdo ditë njerëzit vijnë ta shohin demin për ta besuar që ekziston diçka e tillë", ka përfunduar ai.