Në Queensland të Australisë, një dem ka hyrë në fushën e futbollit ku po zhvillohej një lojë mes dy ekipeve të fëmijëve.
Në fillim demi ka qenë i qetë, por më pas është shqetësuar dhe ka filluar t’i ndjekë fëmijët, transmeton Telegrafi.
Në videon e plasuar, shihet lojtari me numër dy që vrapon në përpjekje që të ikte nga kafsha.
Pasi ka bërë disa xhiro, që i ka frikësuar lojtarët dhe shikuesit, demi është larguar pa shkaktuar ndonjë aksident. /Telegrafi/