Ky është momenti kur një burrë goditet për vdekje nga demi gjatë një festivali tradicional në Spanjë, derisa u pengua kur po ikte nga kafsha gjigante që po e ndiqte.
Viktima është identifikuar si banor i Xirivella, 57-vjeç, që u godit me brinjë në La Vall de Uxo, ku po merrte pjesë në festivalin e përvitshëm, transmeton Telegrafi.
Demi po ndiqte pjesëmarrësit në rrugë, kur burri u pengua dhe në një moment demi e goditi dhe e shtypi duke e rrëzuar pa vetëdije në tokë.
Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin demin duke iu vërsulu burrit, që e godet disa herë dhe më pas e shkelë me këmbë.
Të tjerët që morën pjesë në këtë festival kanë arritur të shpëtojnë nga demi i tërbuar. /Telegrafi/