Site icon Telegrafi

Demi: Daci u shpall fajtor për rregullimin e dhëmbëve, pse Thaçi e Pacolli nuk hetohen për shpenzimet e tyre!

Agron Demi, nga Instituti GAP, ka thënë se vet fakti që Daci ishte shpallur fajtor për keqpërdorime ndërsa Thaçi e Pacolli për të njëjtat shkelje nuk dënohen, tregon se gjyqësori është më keq se më herët.

Ai në Facebook ka shkruar se Daci që me pare të shtetit i kishte rregulluar dhëmbët ishte dënuar, ndërsa sot, as nuk mendohet fare nga prokuroria me fillua ndonjë hetim për shpenzimet e Thaçit e Pacollit.

Sipas disa raporteve të publikuara në media, Thaçi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash për bileta ndërsa në dreka e darka ishte shërbyer me verëra të shtrenjta.

Ndërsa për Pacollin thuhet se ka paguar me para të buxhetit të shtetit darka në hotelin e tij.

Lexo po ashtu Udhëtimi me biletë ‘Business Class’ i Thaçit në Amerikë

Postimi i plotë

Dëshmi se është legalizu korrupsioni dhe se gjyqësori është më keq se më herët:
Nexhat Daci, si Kryetar i Kuvendit, u pat shpall fajtor nga gjykatat ngase me pare të shtetit kishte rregullu dhëmbët dhe kishte ble çokollata të shtrenjta. Sot, as nuk mendohet fare nga prokuroria me fillu ndoj hetim për shpenzimet e Kryeministrisë në kohën e Hashim Thaçit, ani pse janë shpenzu pa arsye me mijëra euro në shishe vere, janë paguar biletat më të shtrenjta të udhëtimeve, është ble duhan me para të buxhetit, zëvendëskryeministi ka shpenzu mijëra euro pare të buxhetit në hotelin e tij, etj., etj./Telegrafi/

Exit mobile version