Telegrafi

Demi i arratisur përfundon në autostradë, u desh intervenimi i policisë për të “zhbllokuar” komunikacionin (Foto)

Këto pamje dramatike tregojnë shoferë të cilët ballafaqohen me një situatë të veçantë derisa po udhëtonin me veturat e tyre përgjatë një autostrade, pikërisht në orët e pikut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, demi i arratisur ishte parë përgjatë një autostrade, poshtë korsisë së shpejtë pranë Quorn në Leicestershire, Angli.

Kështu, për të zhbllokuar komunikacionin është dashur intervenimi i policisë, të cilët kishin ardhur vetëm pas orës 9 të mëngjesit të së martës, pasi shoferët raportuan se kishin ngelur të bllokuar duke mos dashur të godasin kafshën.

Dhe ka qenë një fotograf ai i cili ka bërë pamjet, derisa ishte duke bërë fotografi të një çifti të sapomartuar. /Telegrafi/