Telegrafi

Demi 580 kilogramësh kërcen murin, bie nga 15 metra lartësi gjatë një festivali në Spanjë

Një dem ka pësuar lëndime shumë të rënda, pasi kërceu murin gjatë një festivali në Spanjë.

Kafsha 580 kilogramëshe që quhet Viciosos, i kanë dhënë qetësuar të fortë që e kanë vënë në gjumë, pasi veterinerët kanë konstatuar se nuk mund të bëjnë asgjë për ta shpëtuar.

Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin kur demi hidhet nga 15 metra lartësi derisa po ndiqte nëpër rrugë pjesëmarrësit e festivalit Bou de les Penes në komunën Ontient.

Të pranishmit të shokuar me veprimin e kafshës mbanin kokën me duar, dhe siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë hidhet nga muri i gurit.

Zëdhënësi i fermës ku është rritur demi Vicios ka thënë se kurrë nuk dihet si do të reagojë demi. Në anën tjetër kritikët theksuan se një veprim i tillë nuk është traditë por idiotizëm. /Telegrafi/