Daniel Garcia Navarete 23-vjeç aktualisht është duke jetuar për jetë, pasi është goditur keq nga një dem i tërbuar, i cili ia kishte ngulur brinjët në fyt, gojë dhe gjuhë, në arenën Las Ventas në Madrid të Spanjës.
Në garën ku në shumicën e rasteve demat mbyten në mënyrën më brutale, ndodh edhe kur e pëson keq edhe toreadori, transmeton Telegrafi.
Kështu e pësoi edhe i riu Navarete, të cilin e goditi demi 450 kilogramësh të cilin tentonte ta vriste me shpata të ndryshme.
Ai është shpuar me brinjët gjigantë në prezencë të 10 mijë shikuesve, të cilët po e ndiqnin me interesim të madh këtë luftë.
Lëndimet trupore të Daniel Garcia janë aq serioze, sa që muskujt dhe sistemi nervor i është dëmtuar, kurse kanë deklaruar se është mrekulli që ai është ende gjallë. /Telegrafi/
Grave cogida en @LasVentas del novillero Daniel Garcia Navarrete que ha sido operado allí de 2 cornadas. Un milagro para lo que pudo ser pic.twitter.com/1kRTDM7KLp
— Telediarios de TVE (@telediario_tve) April 2, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=ekQbrApokHw