Telegrafi

Demhasaj: Rreth 19 mijë kriminelë të mundshëm janë amnistuar deri më tani (Video)

Arton Demhasaj nga organizata Çohu ka thënë se rreth 19 mijë kriminelë të mundshëm janë amnistuar deri më tani.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këta “kriminelë” nuk kanë arritur të arrestohen ose janë amnistuar në ndonjë formë.

“Potencialisht janë 19 mijë kriminelë të mundshëm të cilët në njëfarë mënyre janë amnistuar sepse nuk kanë mundur të gjykohen, ose edhe nëse janë gjykuar nuk kanë mundur të arrestohen për t’u ekzekutuar dënimet e tyre”.

Demhasaj ka thënë se në këtë numër të lëndëve nuk përfshihen edhe lëndët e kundërvajtjes.

“Këto janë lëndë penale, që janë parashkruar nga paslufta deri më tani, por këtu nuk përfshihen edhe lëndët e kundërvajtjes sepse ata janë shumë më tepër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se gjykatat nuk kanë marrë veprime për të pasur më shumë kohë në gjykimin e veprave penale.

“Gjykatat nuk kanë marrë veprime, që të kenë më shumë kohë për t’u trajtuar këto lëndë. Nëse një vepër penale e ka pasur afatin relativ prej pesë viteve, vetëm me një veprim të gjykatës ka mundur të dyfishohet dhe të shkojë në dhjetë vite”, tha më tej Arton Demhasaj nga organizata Çohu./Telegrafi/