Telegrafi

Demhasaj: Nëse Hoti shkon i vetëm në Washington, mund të jetë e dëmshme për Kosovën

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se në bazë të përmbajtjes së ka kjo komunikatë tregohet se ka elemente politike.

“Proceduralisht asnjëherë asnjë aktakuzë para konfirmimit nuk publikohet. Nja aktakuzë fillimisht kur ngritët ajo i dërgohet të akuzuarit dhe avokatit të tij. Nuk ka kuptim ajo të del publikisht pa i shkuar vet të akuzuarit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Demhasaj thotë se nëse pas dy apo tri javësh aktakuza nuk konfirmohet ky është një paragjykim “madje edhe gjykim publik”.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu” thotë se praktika të tilla nuk ka hasur asnjëherë më parë as në vende që nuk e kanë drejtësinë e zhvilluar.

Ai thotë se Spacialja nëse ka pasur dyshime se Thaçi e Veseli po sabotojnë atë ata kanë mundur t’i arrestojnë ata pasi këtu është EULEX-i.

Demhasaj thotë se Thaçi ka qenë pjesë e dialogut për shumë vite dhe sipas tij kryeministri Hoti mund të mos ketë idenë se çfarë është diskutuar në dialog.

“Ndoshta edhe shkuarja e tij në dialog mund të jetë e dëmshme për Kosovën Po të ishte Isa Mustafa ndoshta do të ishte situatë tjetër pasi ai ka marrë pjesë në bisedime, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/