Telegrafi

Demhasaj: I lumtur që jam këtu, po punojmë shumë për të pasur paraqitje të mëdha

Foto: Shkëlqim Demhasaj/Facebook

Shkëlqim Demhasaj është i gatshëm për dy ndeshjet që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në këtë muaj ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Sulmuesi i Luzernit ka bërë të ditur se është i gatshëm për këto dy përballje të qershorit, duke thënë se ata po punojnë shumë dhe se është i lumtur që është me Dardanët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

“I lumtur që jam këtu, po punojmë shumë për të pasur paraqitje të mëdha”, ka shkruar Demhasaj në llogarinë e tij në Facebook.

Përfaqësuesja e Kosovës fillimisht do të përballet me Malin e Zi më 7 qershor në Podgoricë në kuadër të grupit A, e që do të jetë njëherësh edhe përballja e dytë në Grupin A.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesja jonë do të jetë në udhëtim edhe te Bullgaria më 10 qershor, që do të jetë përballja e tretë grupore (pas barazimit 1-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 25 mars). /Telegrafi/