Site icon Telegrafi

Demhasaj i lumtur me golin e tretë në Superligën zvicerane (Video)

Shkëlqim Demhasaj ka vazhduar me formën e mirë në elitën e futbollit zviceran.

Sulmuesi i talentuar ka qenë titullar me skuadrën e tij Luzern në ndeshjen ndaj Grasshopper që përfundoi në barazim 1-1.

Yllit kosovar i mjaftuan vetëm shtatë minuta për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.

Demhasaj shënoi një gol të bukur me kokë duke treguar edhe njëherë se është i lindur për gola.

Goli ndaj Grasshopperit ishte i treti këtë edicion për deçanasin që ka bërë edhe një asistim.

“Tjetër gol në Superligë por në fund nuk mjaftoi për fitore. Vazhdojmë përpara”, shkroi Demhasaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Për Luzernin në këtë takim titullar ishte edhe Hekuran Kryeziu që kishte një paraqitje të shkëlqyer në fazën defensive.

Ndërkohë edhe tek vendasit u paraqitën dy shqiptarë, Nedim Bajrami që luajti gjatë 90 minutave dhe Valon Fazliu që u inkuadrua në fushë në 25 minutat e fundit.

Pas 11 xhirove në elitën e futbollit zviceran, GC zë pozitën e katërt me 14 pikë ndërsa Luzern të nënten me 11 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version