Site icon Telegrafi

Demhasaj i lumtur me golin e katërt në Superligën e Zvicrës (Foto/Video)

Shkëlqim Demhasaj është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka arritur të shënoj një tjetër gol me fanellën e Luzernit.

21-vjeçari ishte titullar për skuadrën e tij ndaj St Gallenit në fitoren bindëse 3-0.

Demhasaj arriti të shënoj golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 57-të.

Goli ndaj St Gallenit ishte i katërti në këtë edicion për talentin nga Deçani.

https://www.youtube.com/watch?v=Tb69h6wIQCk

Përveç katër golave, Demhasaj ka asistuar edhe në dy të tjerë në elitën e futbollit zviceran.

Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për tu deklaruar pas fitores ndaj St Gallenit.

“Paraqitje e mrekullueshme nga skuadra dhe rikthehemi te fitoret. I lumtur që pata mundësi të ndihmoj ekipin me një gol”, ka shkruar Demhasaj në faqën e tij zyrtare në Facebook.

Në këtë takim për Luzernin në fushë ishte edhe ylli i Kosovës, Hekuran Kryeziu që luajti 75 minuta dhe shkëlqeu në mesfushë. /Telegrafi/

Exit mobile version