Analisti Arton Demhasaj duke komentuar Raportin e BE-së të publikuar sot për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit, ka thënë se lufta kundër korrupsionit ka qenë kërkesë e kamotshme e Raportit të Progresit.
“Ne e dimë edhe vet pa u publiku raporti sa progres ka pasur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk ka pasur ndonjë veprim apo vendim konkret.
Këtu lidhet edhe konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive të paligjshme e cila ka qenë kërkesë e kamotshme e Raportit të Progresit dhe Brukselit”, ka thënë Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Demhasaj ka theksuar se gjithmonë është parë e nevojshme që të ketë një bazë solide për sekuestrim dhe konfiskim të pasurive të paligjshme. /Telegrafi/