Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj ka vazhduar me formën e tij të lartë në futbollin zviceran.
Ylli nga Deçani tanimë ka bërë vend në formacionin bazë te Luzerni dhe ka qenë titullar në ndeshjen e Kupës ndaj Echallenes.
Luzern arriti fitore të mundimshme me rezultat të ngushtë 2-3 duke u kualifikuar tutje në kuadër të Kupës.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Zvicrës U21, e hapi serinë e golave në këtë takim duke shënuar pas 20 minutave lojë për 0-1.
Në këtë takim për Luzernin titullar ishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu.
Që të dy futbollistët nga Kosova luajtën gjatë gjithë ndeshjes për skuadrën bardh e kaltër.
Dy yjet nga Kosova, edhe në fundjavë do të jenë në aksion me Luzernin ku në kuadër të kampionatit zviceran takohen me Luganon. /Telegrafi/