Shkëlqim Demhasaj ka kaluar lëndimin dhe është i gatshëm për ndeshje.
Sulmuesi i talentuar kosovar, iu bashkua Luzernit gjatë këtij afati kalimtar të verës nga skuadra tjetër zvicerane Schaffhausen.
Ai deri më tani ka stërvitur i diferencuar nga grupi, ndërsa që tri ditë është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Demhasaj ka deklaruar për mediat zvicerane se është i gatshëm për ndeshje dhe pret të luaj ndaj Osijekut.
“Lëndimi tani ka kaluar dhe jam i gatshëm për të luajtur. Jam i lumtur që jam duke stërvitur me grupin”, tha Demhasaj.
“Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë në Evropë por edhe të fillojmë mbarë kampionatin”, u shpreh ylli i ri nga Kosova.
21-vjeçari pas paraqitjeve të mira me klubin ka marrë edhe ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës U21. /Telegrafi/