Shkëlqim Demhasaj ka vazhduar të shpërthej në elitën e futbollit zviceran.
Sulmuesi i talentuar kosovar ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Luzern.
Luzern u përballë në shtëpi me skuadrën Thun, ndërsa dyshja shqiptare Shkëlqim Demhasaj dhe Hekuran Kryeziu ishin në bankën rezervë, ky i fundit shkaku i lodhjes pas ndeshjeve me kombëtaren.
Demhasaj u inkuadrua në lojë në mimutën e 35-të, për të qenë zëvendësimi perfekt për Markus Babel.
Klubi bardh e kaltër ishte duke pësuar humbje 0-2, por gjithçka u kthye falë talentit nga Kosova.
Fillimisht djaloshi i arté kosovar asistoi tek Follonier në minutën e 68 për tu ngushtuar rezultati në 1-2.
Ndërkohë goli i barazimit ishte tejet i bukur nga Demhasaj, kut me një goditje të fuqishme në minutën e 84 mposhti portierin mysafir.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për 21-vjeçarin që ngadalë por sigurt po bëhet i rëndësishëm në Luzern.
Duhet cekur se në këtë sfidë u paraqit në fushë edhe Hekuran Kryeziu nga minuta e 46 duke luajtur rol të madh në frikthimin e Luzernit.
Pas shtatë ndeshjeve në Superligë, Luzern zë pozitën e katërt në tabelë me 10 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/