Telegrafi

Demhasaj falënderon të gjithë dhe paralajmëron se tani është koha e tij (Foto)

Shkëlqim Demhasaj edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane, Luzern.

Njëri nga sulmuesit më të talentuar shqiptar, iu bashkua Luzernit pas një viti të jashtëzakonshëm në Schaffhausen.

Pas prezantimit në klub, Demhasaj ka shfrytëzuar faqen zyrtare për ta falënderuar ish-skuadrën e tij.

Deçanasi gjithashtu ka paralajmëruar se tani ka ardhur koha e tij për ta dëshmuar vetën në elitën e futbollit zviceran.

“Edhe zyrtarisht jam larguar nga klubi i zemrës për të nënshkruar kontratë me Luzernin në Superligën e Zvicrës. Dua t’i falënderojë të gjithë në Schaffhausen për mundësinë e dhënë dhe besimin që patën tek unë. Tani më pret një aventurë e re ku shpresoj të kem sukses. Tani është koha…”, ka shkruar Demhasaj.

Dy klubet janë dakorduar që mos të zbulojnë detajet e këtij transferimi.

Gjithsesi duhet cekur që 21-vjeçari ka nënshkruar me Luzernin kontratë tri vjeçare. /Telegrafi/