Drejtori i Organizatës “Çohu” Arton Demhasaj ka debatuar me U.d shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila për tentimin e ndryshimit të Ligjit të Zgjedhjeve.
“Ju ja keni përgatitur terrenin vetes për të shkuar në zgjedhje me Ligjin e Zgjedhjeve. Prej 20 viteve nuk kam pa proces më të keq që është iniciuar në Kuvend pas tentimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Dy gjërat më negative që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës është tentimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe tentimi për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve”, i është drejtuar Demhasaj Kusari-Lilës në “Debat Plus”.
Deputetja ka thënë se asgjë e keqe nuk është nëse ju lehtësohet mërgimtarëve të votojmë më lehtë në ambasada, përcjell Telegrafi.
Kusari-Lila thotë se ndryshimi i këtij ligji nuk është iniciuar nga Qeveria por nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ne kemi marrë përgjegjësi politike për vendimet që propozojmë”, ka thënë Kusari-Lila./Telegrafi/