Analisti, Arton Demhasaj duke folur për bashkimin kombëtar në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se bashkimi i shqiptarëve nuk mund të ndodhë.
“Një bashkim i tillë i shqiptarëve nuk mund të ndodhë pasi që po flasim për disa territore që janë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Demhasaj.
Ai ka shtuar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ndikojë të thellohet ndarja e shqiptarëve që janë jashtë këtyre dy shteteve. /Telegrafi/