Komisioni për vlerësim dhe verifikim të lartësisë së dëmit nga fatkeqësitë elementare, ka bërë të ditur për “TV21” se Komuna e Vrapçishtit ende nuk ka dorëzuar kërkesë deri te ky komision për dëmshpërblim të bujqve, gjegjësisht elaborat – raport për dëmet e vlerësuara nga moti i keq.
Sqarojnë se vlerësimin e dëmeve duhet ta bëjë Komisioni i veçantë i formuar ose nga Qeveria, ose nga Komuna.
“Vlerësimi i lartësisë së dëmit fillon menjëherë pasi të ndodh fatkeqësia dhe në afat prej 360 ditësh nga ndërprerja e fatkeqësisë, komisionet janë të detyruara të përgatisin raport për dëmin e verifikuar dhe ta dorëzojnë deri te Komisioni i formuar nga Qeveria”, bëjnë të ditur nga Komisioni.