Site icon Telegrafi

Dëmet e uraganit Irma përmes imazheve (Foto)

Uragani Irma, i cili ka kaluar në kategorinë e pestë të fuqisë, ka bërë kaos dhe shkatërrime të mëdha në ishujt Karaibe.

Irma, e cila njihet për nga fuqia shkatërruese në Atlantik, ka goditur një numër të madh të ishujve Karaibe, si Shën Bartolomeu, Shën Martin dhe është duke kaluar kah ishujt Virxhine, dhe nesër pritet të godasë pjesën veriore të Republikës Dominikane.

Lexo po ashtu Refuzon të largohet nga shtëpia, informon miqtë live në Facebook për situatën pas uraganit Irma që po shkatërron gjithçka (Video)

Meteo France ka njoftuar më herët se erërat arrijnë shpejtësi prej 360 kilometrash në orë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që është  konfirmuar edhe për dy viktima.

Exit mobile version