Telegrafi

Dëmet e shkaktuara dhe paniku te qytetarët – dëshmitarët publikojnë pamje të pasojave nga tërmeti që goditi Shqipërinë

Një tërmet që ka goditur Shqipërinë ka shkaktuar dëme materiale, por mediat atje kanë raportuar se flitet edhe për të lënduar.

Ndërkohë, lidhur me këto dridhje të cilat janë ndier edhe në Kosovë, ka ardhur edhe një njoftim nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, sipas të cilit në ora 03:54 sipas kohës lokale, Shqipëria është goditur nga disa tërmete me magnitude 3.1-6.3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V-IX ballë të Merkalit duke shtuar se epiqendra e këtij tërmeti ishte 12 km Juglindje të Durrësit”.

Sipas të dhënave jo zyrtare thuhet se dridhjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.

Nga panika qytetarë të shumtë në Prishtinë dhe qytete të tjera në Kosovë kanë dalë jashtë nga shtëpitë dhe banesat e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri

Ndërkohë, përveç mediave, pamje të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri janë publikuar edhe nga përdorues të shumtë në rrjete sociale. /Telegrafi/