Edhe 17 vjet pas luftës Kosova nuk ka të dhëna për dëmet e luftës, mbi bazën e të cilave do të mund të kërkohej kompensimi nga Serbia.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vendi ynë mund të kërkojë dëmshpërblimin vetëm atëherë kur ta ketë kryer procesin e vlerësimit të gjithë atyre dëmeve që janë shkaktuar gjatë asaj kohe.
Ehat Miftaraj nga ky Institut thotë se pavarësisht faktit se Kosova kishte themeluar disa trupa për hulumtimin e krimeve të luftës ne edhe sot nuk kemi një raport përmes të cilës do të dinim se cilat janë dëmet e vërteta që kanë ndodhur gjatë luftës. /Tribuna Channel/