Telegrafi

Dëmet brenda picerisë ku u ndezën qëllimisht dhjetëra fishekzjarrë (Video)

Punonjësit në një piceri në Liverpul të Anglisë, kanë mbetur të tmerruar nga kutia me 70 fishekzjarrë, të cilën e hodhi brenda një i panjohur.

Nuk dihen motivet e këtij sulmi të pazakontë, që i ka lënë dëme të konsiderueshme brendësisë së lokalit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse askush nuk është lënduar, të pranishmit janë frikësuar nga rasti, teksa njëri prej tyre refuzon të kthehet në punë.

Pronari i picerisë ka thënë se nuk ka ndonjë zënkë me dikë, duke shmangur mundësinë se është kryer si hakmarrje. /Telegrafi/