Demenca i prek rreth 850,000 njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkaq ky emër i është dhënë një grupi simptomash që ndërlidhen me reduktim të funksionit të trurit.
Simptomat e zakonshme të demencës janë humbja e kujtesës, ndryshimet në disponim dhe vështirësitë për t’u përqendruar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, rrezikun për të zhvilluar demencë mund ta ulni duke i bërë disa ndryshime në stil të jetesës.
Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimet e caktuara mund t’jua ulin rrezikun për këtë sëmundje.
Ekspertët rekomandojnë të hani ushqime që kanë pak sheqer, por që përmbajnë karbohidrate të shëndetshme, siç janë patatet e ëmbla, karrotat, etj.
Megjithatë, edhe ushqimet me yndyra të shëndetshme, si avokadot dhe produktet arrore janë shumë të mira për trurin.
Largoni stresin
Stresi i vazhdueshëm mund t’i vret qelizat e trurit, dhe rrjedhimisht të shkaktojë probleme në funksionin e tij.
Kështu, mundohuni ta largoni sa më shumë stresin përmes jogas, meditimit, teknikave të frymëmarrjes, etj.
Bëni gjumë të mirë
Shëndeti i trurit mbështetet në gjumin e mirë që e bëni gjatë natës.
Gjumi është vital për shëndet optimal të trurit sepse gjatë gjumit qelizat e trurit detoksikohen dhe pastrohen.
Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike janë kruciale për zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të demencës. Aktiviteti e rritë qarkullimin e gjakut në tru, dhe kjo e rritë sasinë e oksigjenit që truri e pranon.
Veç kësaj, ushtrimet aerobike stimulojnë prodhimin e qelizave të reja që janë përgjegjëse për kujtesë dhe emocione. /Telegrafi/