Telegrafi

Demenca frika më e madhe

Një analizë ka treguar se personat me moshë mbi 55-vjeç, janë shumë më të rrezikuar për t’u çmendur sesa për të fituar kancer.

Ky studim ka treguar se një në katër veta në popullatën e përgjithshme janë shumë më të brengosur nga mundësia për zhvillimin e demencës sesa ndonjë sëmundje tjetër.

Kanceri është frika e dytë (30%) e personave të cilët kalojnë moshën 55-vjeçare, derisa demenca kryeson listën e sëmundjeve (39%) prej të cilave personat mbi këtë moshë kanë frikë se do të mund të sëmuren.