Site icon Telegrafi

Dëme të shumta në Viti, pas reshjeve të shiut

Komuna e Vitisë po përballet me pasojat e vërshimeve që erdhën pas reshjeve të shumta.

Shiu i pandërprera që kanë rënë mbrëmë, ka sjellë për pasojë dëmtimin e shtratit të lumit ‘Morava’ i cili ka dëmtuar pothuajse tërësisht shëtitoren Viti – Kabash – Binqë.

Jakup Haxhiu shef i kabinetit të kryetarit Sokol Haliti ka konfirmuar për rajonipress se tashmë nga shirat e mbrëmshme dhe nga dëmtimet e shtratit të lumit “Morava” është shkatërruar pothuajse tërësisht shëtitorja.

Ai ka thënë gjithashtu se dëme janë përcjellur edhe mbi varrezat ortodokse serbe dhe se komuna vazhdon  verifikimin e dëmeve edhe në fshatra dhe në lagje e pjesë tjera të qytetit.

Haxhiu tha se komuna e Vitisë ka futur në veprim tërë mekanizmin e saj dhe ka angazhuar të gjitha ekipet emergjente ku deri vonë mbrëmë në shoqëri me ta ishte edhe vet kreu i komunës Sokol Haliti.

Pavarësisht kushteve të favorshme të tokës që ka komuna e Vitisë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ky territor vazhdimisht po dëmtohet nga reshjet, duke u përmbytur kështu fushat më pjellore të Budrikës, Remnikut, Skifterajt, Mogillës, Pozheranit dhe Kllokotit.

Raportohet se përmbytje ka pasur edhe në Istog, Malishevë, Deçan e Kaçanik. / Telegrafi/

Exit mobile version