Moti i keq ka shkaktuar probleme në Librazhd. Reshjet e dendura të shiut, gjatë natës kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor.
Gjatë natës një masiv shkëmbor bllokoi për disa orë, në Kthesën e Murrashit, pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur lëvizja e lirë e automjeteve.
Problematika me rrëshqitjen e dherave dhe të gurëve ka pasur edhe në aksin Elbasan-Gjinar. Disa fshatra po ashtu janë përballur me mungesë të energjisë elektrike prej natës së kaluar.
Gazetarja Edisona Skënderi tha për “ABC” se stuhia e erës gjithashtu ka shkaktuar pasoja, pasi një pjesë e bizneseve kanë pësuar dëmtime të shumta.
Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektohet sinjalistikat./abcnews.al/