Site icon Telegrafi

Dembelët e ATK-së, përtojnë të fillojnë punën pas festës (Foto)

Se sa dembel janë disa nga punëtorët të cilët punojnë në administratën shtetërore, sot tregon fakti i punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në zyrta e saj që gjenden në qendër të Prishtinës.

Edhe pse e kanë pasur të stërzgjatur pushimin nga festat e fundvitit ata nuk kanë filluar punën siç e kanë në orarin zyrtar prej orës 8:30, por ata nuk kanë filluar as rreth orës 9 punën.

Madje qytetarë të ndryshëm të cilët kanë pritur para dyerve të Administratës Tatimore, kanë treguar për Telegrafin se punëtorët e ATK-së në zyrat e saj në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nuk u kanë dhënë arsye se përse nuk po fillojnë punën.

Ka pasur qytetarë që kanë thënë se nga mos fillimi me kohë i orarit të punës me palë në ATK, mund ta humbin terminin për viza, që i kanë pasuar të caktuara më herët.

Ndryshe në Kosovë ka qenë ditë pushimi që nga e premtja deri të martën për shkak të festës së Vitit të Ri. /Telegrafi/

Exit mobile version