Telegrafi

“Dembele është gjeni, talenti më i madh në botë”

Mauricio Pochettino ka bërë lëvdata të mëdha në drejtim të futbollistit të tij, Mousa Dembele.

Tottenham Hotspur po luan një sezon të madh në Ligën Premier duke arritur edhe një fitore të radhës, ku kësaj radhe mposhten Bournemouthin me rezultat 4-0.

Në këtë takim gol shënoi edhe mesfushori belg, Dembele, i cili duket se ia ka rrëmbyer zemrën trajnerit të tij, Pochettinos.

Lexo po ashtu Pochettino e krahason Dembelen me Maradonan dhe Ronaldinhon

Sipas trajnerit argjentinas, Dembele është një gjeni i futbollit dhe lirisht mund të quhet si njëri nga talentet më të mëdhenj në botë.

“Ndjesia ime është se ai është një gjeni, një gjeni i madh!”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Ai është një nga lojtarët më të talentuar në botë”, përfundoi trajneri argjentinas.

Ndryshe, Dembele është njëri nga yjet kryesore të skuadrës së Tottenhamit në këtë sezon, që po lufton për titullin e Ligës Premier së bashku me Chelsean. /Telegrafi/