Site icon Telegrafi

Dembele e ‘kopjon’ Neymarin, kacafytje me shokun e skuadrës – Francezi shihet alternativë e Barcelonës për sulmin (Video)

Ousmane Dembele flitet se do të jetë zëvendësues i Neymar te Barcelona.

Por ai duhet i ngjashëm edhe nga zënkat, pasi në stërvitjen e fundit ka pasur një të tillë.

Talenti i Borussias Dortmundit, Dembele, është përfshirë në një sherr me shokun e skuadrës, portierin Roman Burki.

Është dashur ndërhyrja e bashkëlojtarëve që të mos ndodh diçka më e madhe.

Ishte Marc Bartra ai që e shmangur më të keqen.

E njëjta gjë ndodhi ditë më parë te Barcelona ku Neymar u kacafyt me Semedon.  /Telegrafi/

Exit mobile version