Të gjithëve na ka ndodhur të kthehemi në shtëpi pas një dite të lodhshme dhe të përtojmë të lëvizim edhe deri në dhomën e gjumit, dhe nevoja për të pushuar është e madhe.
Dhe duke marrë parasysh faktin se nga lodhja hezitojmë të ngritemi në këmbë, shpesh lindin ide kreative për t’ia thjeshtësuar vetës jetën, transmeton Telegrafi.
Fotogaleria e publikuar më poshtë, shfaq imazhe interesante që në shikim të parë duken shumë qesharake, por pasi t’i analizoni do ta kuptoni se autorët e tyre janë shfaqur shumë kreativ me idetë e tyre.
Jo më kot thonë se dembelët janë shumë inteligjent, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se si kanë arritur të krijojnë “pajisje” interesante për nevojat e tyre.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë, dhe do ta kuptoni se gjëra të tilla mund të bëni edhe ju e në veçanti pas një dite të ngarkuar. /Telegrafi/