Deklaratat e Ministritë Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin m kufirin me Malin e Zi është kusht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, janë hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit dhe partitë opozitare.
Anëtarja e Komisionit për themelimin e FAK-ut, njëherësh deputete e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë për televizionin publik se në rast se Qeveria e sjellë në kuvend votimin e Demarkacionit si kusht për themelimin e FAK-ut, atëherë kjo Qeveri ka mbaruar.
Kryetari i Komisionit Parlamentar që përcjellë sigurinë dhe FSK-në, Daut Haradinaj, ka deklaruar se demarkacioni është histori e mbyllur. Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, mos themelimin e Forcave të Armatosura e sheh si mungesë e vullnetit të qeverisjes aktuale.
“Më duket që në plan të parë nuk e kanë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përkundrazi e kanë vetëm si mjet për ta përdorur për të realizuar ato çfarë në të vërtetë i kanë në plan të parë, siç është jetësimi i ‘Zajednicës’ dhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi”, tha Selimi.
Abrashi ka deklaruar se “ka pasur informata të mëhershme se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është kusht edhe për themelimin e Forcave të Armatosura”.