Telegrafi

Demarkacioni në arbitrazh, nëse pajtohen Kosova e Mali i Zi

Mjeti i fundit në aspektin ligjor për ta kontestuar Marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi mbetet Gjykata Permanente e Arbitrazhit.

Në qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë shqyrtuar këtë opsion, derisa opozita është shprehur skeptike për shkak se qeveritë nga të dy anët e kufirit janë vetëkënaqur me përcaktimin e vijës ndarëse, shkruan sot Koha Ditore.

Por janë disa kushte të cilat duhet përmbushur para se çështja të dërgohet në arbitrazh.

Njohës së rrethanave juridike kanë thënë se demarkacioni mund të përfundojë në arbitrazh nëse Kosova dhe Mali i Zi vendosin të lidhin një Marrëveshje për t’iu drejtuar këtij mekanizmi.