Zhvillimet aktuale politike që lidhen me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, kanë ndikuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos i shijojnë pushimet e verës.
Pavarësisht se me Rregullore të punës së Kuvendit, deputetet e kanë të drejtën e pushimit nga muaji gusht deri në shtator, sivjet ata nuk po munden ta realizojnë këtë të drejtë.
Pushimet e deputetëve, vlerësohet se kanë mbetur peng i demarkacionit.
Në fakt ende nuk dihet se kur do të mund të shkojnë në pushime kjo për shkak se Kryesia e Kuvendit akoma nuk ka përcaktuar seancën për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.