Site icon Telegrafi

Demarkacioni, Asociacioni e Ushtria mund të mbesin deri në legjislaturën e ardhshme (Video)

Çështjet e rëndësishme, për të cilat duhet të merren vendimet në Kuvend, siç janë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe sqarimi i çështjes së transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, mund të mbesin deri në legjislaturën e ardhshme.

Opozita beson që duke u bazuar në gjendjen e partive në pushtet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht se zgjedhjet nuk përbëjnë zgjidhje.

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se këto marrëveshje do të mbesin pezull dhe nuk do të ketë lëshime nga VV.

Ndërsa, Zenun Pajaziti, nga PDK, thotë se shumë çështje mund të mbeten për më vonë.

Edhe Ismet Beqiri i LDK-së, thotë se shumë lehtë Demarkacioni dhe transformimi i FSK-së mund të mbeten për legjislaturën e ardhshme. /Tribuna/

Exit mobile version