Site icon Telegrafi

Demanton FR i LDK: Askush nga LDK-ja në Mitrovicë nuk kaloi në AKR

Forumi i Rinisë së LDK-së në Mitrovicë ka demantuar informatën për kalimin e disa nëndegëve të këtij Forumi në AKR, duke e cilësuar si dezinformatë dhe lajm tendencioz.

Në reagimin e FR të LDK thuhet se “nëndegët e Forumit të Rinisë kanë strukturat e tyre stabile dhe të qëndrueshme, të dalura nga procesi zgjedhor i sapopërfunduar”.

“Nëndega Ilirida, ka kryetar Arbnor Hamiti, nëndega Bair ka kryetar Bujar Kutllovci, nëndega Qendra ka kryetar Ibrahim Kelmendin. Asnjë nga ta nuk ka kaluar në ndonjë parti, por as anëtarët e tyre të cilët e konfirmuan në takimin e mbajtur sonte në orët e mbrëmjes”, thuhet në reagim.

“]
“Të gjithë anëtarët e forumit dhe kryetarët e nëndegëve të Fr LDK-së e dënojnë këtë veprim të pamatur të kujdoqoftë, të cilët mundohen që përmes propagandës të hedh informata të pavërteta të cilat qëllim kanë dëmtimin e LDK, në Mitrovicë”.
Forumi i Rinisë së LDK-së në Mitrovicë thotë se “grupet e paraqitura sot në ambientet e Qendrës së Kulturës për të kaluar në AKR janë të rinj të panjohur dhe jashtë strukturave të FR-LDK-së”. /Telegrafi/

Exit mobile version