Telegrafi

Demantohet vazhdimi i mandatit të Branko Ushkovskit, kryetar i Këshillit gjyqësor

Shërbimi për informim i Kuvendit të Maqedonisë i konsideron si shpekulime njoftimet mediale për vazhdimin e mandatit të kryetarit të Këshillit gjyqësorë, Branko Ushkovski, edhe për katër muaj tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, mandati i Ushkovskit mbaron më 21 prill dhe thonë se mediumet kanë publikuar të pa vërteta, duke mos e lexuar Ligjin. Ata sqarojnë se Këshilli gjyqësorë e zgjedhin kryetarin e Këshillit nga radhët e tyre, duke demantuar kështu lajmet për vazhdimin e mandatit të Ushkovskit edhe për katër muaj tjerë nga ana e Kuvendit./Telegrafi/